Ky është projekti i Lutfi Hazirit për ujin

GjilanPostuar: 15:00 / 09.11.2021

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan dhe njëkohësisht kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka një plan të detajuar e madhor për zgjidhjen përfundimtare të problemit të ujit në Gjilan.

Ai e vlerëson ujin si nevojë jetike të vendit, prandaj shprehet se ishte i gatshëm të përballej me sfidat e mëdha gjatë ideimit të këtij projekti me kusht që ai të bëhet, duke e vlerësuar kështu rëndësinë e tij dhe të çështjes së ujit në përgjithësi.

Uji është nevojë jetike e zhvillimit. Prandaj, kemi nisur projektin e madh FLOWS i cili përfshin shtimin e resurseve ujore deri në 40 litër për sekond, instalimin e gypave të rinj, ndërrimin e gypit kryesor nga FPU Përlepnicë deri në kryqëzimin e rrugës qarkore, rezervuarin e ri 3 mijë metra kub, ujëmatësit zonalë e SMART, programin për zvoglimin e humbjeve në rrjet si dhe përmirësimin e sigurisë së digave në Përlepnicë dhe Livoq të epërm".

"Përveç kësaj, do të bëhet edhe studimi i fizibilitetit për resurse të ujit të pijes në lumin Llapushnica dhe Morava e Binçës.Gjilani i së ardhmes e ka të zgjidhur problemin e ujit të pastër përfundimisht dhe është destinacion për investime e zhvillim”, ka thënë kryetari Haziri.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.