LDK e PDK në Pejë i ndanë bordet ndër vete

PejëPostuar: 10:27 / 21.03.2019

Komuna e Pejës e ka bërë publik Bordin e ri të Drejtorëve të N.L.P “Stacioni i Autobusëve, të përzgjedhur sipas Komunës, në bazë të vlerësimit të Komisionit të Aksionarëve. Drejtorët e përzgjedhur të këtij bordi me mandat trevjeçar janë Ilir Muçaj, Sadri Abazi, Ardita Rizvanolli dhe Dukagjin Kërveshi.

Procesi i rekrutimit, sipas Komunës, është monitoruar nga përfaqësues të Këshillit Britanik për Emërime të Larta. Në muajin shkurt, me kërkesë të Komunës së Pejës, kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, kishin nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për formën e rekrutimit të Bordit të Drejtorëve të ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve” mbi bazën e kriterit të meritokracisë, shkruan Koha Ditore.

Mirëpo, sipas opozitës pejane, ky memorandum nuk është respektuar fare dhe sërish bordi i një ndërmarrjeje publike është përzgjedhur në baza partiake, pasi, sipas tyre, drejtorët e përzgjedhur janë njerëz të LDK-së. “Bordi i drejtorëve të ‘Stacionit të Autobusëve’ është një përzgjedhje puro politike dhe këta drejtorë janë njerëz të LDK-së”, thotë Ardian Berisha, shef i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Pejës.

Njëjtë deklaron edhe kryetari i Alternativës në Pejë, Reshat Nurboja, sipas të cilit kjo formë e përzgjedhjes tashmë është bërë një dukuri normale.

“Po ndahen pazaret mes vete. Nuk i intereson akujt asgjë, veç për vota, për pushtet për parti.., e jo edhe për qytetarin. Kurse memorandumi me britanikët është veç një farsë. Edhe ata britanikë që e kanë monitoruar këtë proces, nuk kanë ditur shqip. Këta të LDK-së i kanë ndreq punët më herët. I kanë treguar pyetjet përpara. Krejt kjo ka qenë vetëm një kamuflazh”, shpreh bindjen e tij Nurboja për procesin e zgjedhjes së këtij bordi. Mirëpo drejtuesja e Komisionit të Aksionarëve për përzgjedhjen e Bordit të Drejtorëve të N.L.P “Stacioni i Autobusëve”, Xhenet Syka-Kelmendi, ka mohuar se përzgjedhja e tyre ka pasur prapavijë politike. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...