LDK-ja udhëheq me 6 drejtori, tri të tjera ia lë PDK-së

IstogPostuar: 14:40 / 16.02.2018

Pas marrëveshjes së arritur në fillim të muajit shkurt për bashkëqeverisje të Komunës së Istogut, partneri i LDK-së në koalicion, PDK, do të udhëheqë në mandatin e ri Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, si dhe Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

LDK si subjekt fitues në Istog i zgjedhjeve lokale në tetor, ka arritur marrëveshje me PDK-në për bashkëqeverisje të Komunës së Istogut më 4 shkurt, pasi janë pajtuar që ta votojnë kandidatin e zgjedhur të LDK-së, Çaush Balaj, për kryesues të Kuvendit të Istogut për mandatin e ri.

Me marrëveshje të arritur, PDK-ja është shpërblyer nga kreu i Komunës, Haki Rugova, me drejtimin e tri drejtorive komunale, prej nëntë drejtorive sa ka kjo komunë aktualisht. Mirëpo për drejtorinë e tretë ende nuk janë përcaktuar.