Ligjërata nëpër shkolla të komunës së Klinës për rrezikun nga rriqrat

KlinëPostuar: 11:01 / 19.03.2019

Autoritetet komunale të Klinës kanë ndërmarrë të gjitha masat e duhura për sezonin e pickimeve nga rriqrat dhe përballjes me rastet e mundshme të shfaqjes së etheve hemorragjike nga pickimet e rriqrave infektuese në territorin e Komunës së Klinës, si zonë endemike, pa lënë jashtë kësaj zone asnjë vendbanim të kësaj komune, në të cilat banorët janë përballur me rrezikun gjatë sezonit nga pickimi i rriqrave.

Në kuadër të masave parandaluese për luftimin e etheve hemorragjike, siç thotë drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Klinë, Hekuran Sejdiu, pritet të fillohet këtë javë mbajta e ligjëratave nëpër shkolla për edukimin dhe vetëdijesimin jo vetëm të nxënësve, por të gjithë popullatës së kësaj komune për kujdesin nga pickimi i rriqrave dhe parandalimin e etheve hemorragjike.

Ndërkohë edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me rekomandimet e tij dhe thirrjet për qytetarë për kujdesin dhe punën në faktorët e përmirësimit të ekosistemit. /Koha Ditore/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...