Limaj në Vushtrri thotë se PDK është lodhur

VushtrriPostuar: 22:35 / 16.10.2017

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në Vushtrri ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është lodhur dhe se vushtrriasit me 22 tetor duhet ta dërgojnë ketë parti në shtëpi.

Ai iu tha vushtrriasve se kanë nevojë për një parti siç është Nisma për Kosovën, e që sipas tij, është alternativa e vetme.

“Bajram Mulaku e pa që është lodhur, në fakt e ka parë para tri viteve por diqysh e shtinë edhe një herë. Por, në fakt nuk është lodhur Bajrami është lodhur kjo parti që është në pushtet, se ata po mendojnë që është lodhur Bajrami e kemi larguar e pe qesim një njeri tjetër. More është lodhur partia aty, aty nuk është lodhur Bajrami, por krejt partia është lodhur dhe ata kanë nevojë me i dërgua në shtëpi. Bajrami ka shkuar vullnetarisht e ju është mirë me 22 tetor me i dërgua ata. Më shumë e më shpejt kanë nevojë këta tjerët me shkua në shpi sesa Bajrami që është lodhur”, tha Limaj.

Kreu i Nismës për Kosovën tha se do t’ju qëndrojnë afër prodhuesve dhe bujqve të Vushtrrisë. Po ashtu, ai premtoi se do të kenë në qendër të programit të tyre bujqit që merren me kultivimin e patates.

Kandidati i Nisma për Kosovën për Vushtrri, Avdullah Vojvoda, tha se programi i tij qeverisës për Vushtrrinë mbështetet në 10 shtylla siç është zhvillimi ekonomik, mirëqenia sociale, bujqësia dhe zhvillimi rural, arsimi, shëndetësia, mjedisi, rinia, infrastruktura, urbanizimi, kultura dhe sporti.

Vojvoda vushtrriasve iu premtoi mbështetje për bizneset e vogla, si dhe që prioritet do të ketë ata që merren me bujqësi.

Ai tha se qeverisja e Nismës do të funksionojë në bazë të disa parimeve siç janë llogaridhënia, transparenca dhe sundimi i ligjit.

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...