Lipjani dhe GIZ-i mbajnë punëtorinë për hartimin e Hartës Zonale

LipjanPostuar: 09:56 / 23.03.2018

Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit në bashkëpunim me GIZ kanë zhvilluar Punëtorinë për vlerësimin e dokumenteve të Planifikimit Hapësinor Komunal Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban të Komunës se Lipjanit.

Në këtë rast Drejtoresha e DPUMM, Emina Rexhiq ka njoftuar të pranishmit rreth procesit të hartimit të dokumenteve planore në nivel lokal me theks te veçantë Harta Zonale e Komunës dhe procesi i vlerësimit të Planit Zhvillimor Komunal si proces i cili do të zhvillohet paralelisht me hartimin e Hartës Zonale sipas kërkesave te Ligjit për Planifikim Hapësinor (LPH 2013).

Në këtë punëtori Ekipi Komunal i Planifikimit në përbërje prej drejtorëve të Drejtorive Komunale dhe përfaqësuesit e kompanive Publike që veprojnë në Komunë.

Kanë diskutuar rreth Prezantimit të Raportit të Kualitetit të PZhK dhe PZhU dhe
Prezantimit të metodologjisë së vlerësimit të zbatueshmërisë së këtyre planeve.

Ndërsa grupet punuese kanë shqyrtuar objektivat dhe strategjitë në kuadër të planeve - niveli i zbatimit të tyre.

Vlerësimi i PZhK/PZhU është duke u realizuar nga GIZ (përmes kompanisë A Plan,) mundë të paraqet spërputhjet eventuale mes planeve si dhe në zbatim.

Me këtë veprim do të mundësohet shfrytëzimi i potencialit të plotë planifikimit hapësinor sipas ligjeve në fuqi, duke siguruar që deri ka mesi i vitit 2019 – Komuna e Lipjanit të ketë 2 dokumentet kyçe të planifikimit hapësinor, të përditësuar për së paku 8 vitet e ardhshme. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.