Lladrovci kërkon nga AKP-ja kthimin e pronës komunale

GllogocPostuar: 16:12 / 06.02.2018

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencionit Kosovar të Privatizimit me të cilët ka biseduar për rreth identifikimit të aseteve të rëndësishme të Komunës së Drenasit, të cilat menaxhohen nga AKP-ja, transmeton InfoKomuna.

Kryetari Lladrovci ka kërkuar nga AKP-ja që konform mandatit që kanë, pronat të cilat janë në interes të zhvillimit të Komunës, të përjashtohen nga procesi i shitjes në mënyrë që t’u epet mundësia për kthimin e tyre në pronë komunale.

Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Petrit Gashi, ka falënderuar kryetarin për takim dhe ka informuar se pronat e identifikuara të cilat janë me interes publik për Komunën e Drenasit do të trajtohen me interes të veçantë. /InfoKomuna/