Lladrovci dhe Begaj diskutojnë për bashkëpunimin ndërkomunal

GllogocPostuar: 12:46 / 27.12.2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë, të cilët biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërkomunal.

“Bashkëpunimi ndërkomunal është i rëndësishëm për të realizuar tutje agjendat zhvillimore të komunave tona, Drenasit dhe Malishevës. Konsideroj se kemi mjaftë hapësirë për bashkëpunim për të mirën e qytetarëve tanë, duke marrë parasysh prioritetet e ndërsjella”, theksoi Lladrovci.

Në takim u diskutuan çështje të rëndësishme për të dy komunat, si çështja e infrastrukturës, përmirësimi i kushteve në fshatrat ku kufizohen Drenasi me Malishevën si dhe bashkëpunimin në mes të drejtorive gjegjëse komunale.

Lladrovci falënderoi kryetarin Begaj për vizitën, duke ofruar bashkëpunim maksimal për të gjitha çështjet që janë në interes të qytetarëve.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...