Lladrovci kërkon efikasitet nga Zyrat e Gjendjes Civile

GllogocPostuar: 16:14 / 17.11.2017

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtor, vizituan Zyrat e Gjendjes Civile të komunës së Drenasit, atë në Tërstenik dhe Komoran.

"Qytetarët e komunës së Drenasit duhet të ndihen mirë me efikasitetin dhe cilësinë e shërbimeve të cilat u ofrojnë zyrtarët tanë", ka theksuar kryetari Lladrovci.

Po ashtu, kryetari Lladrovci kërkoi nga shërbyesit civil që punojnë në këto zyre, t’a respektojnë orarin e punës dhe të raportojnë çdo ditë pune përmes e-mailave zyrtare. /InfoKomuna/