Malisheva me fushatë për vetëdijesimin nga thumbimet e rriqrave

MalishevëPostuar: 11:53 / 10.04.2018

Në shkollat e Komunës së Malishevës, sot ka filluar fushata e mbajtjes së ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve, për kujdesin nga kontakti me rriqra, si dhe në rast të thumbimeve, se si duhet të veprojnë.

Mbajtja e këtyre ligjëratave mbahet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), raporton InfoKomuna.

Ligjëratat nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur mjekët dhe personeli shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës.

Ligjëratat do të mbahen në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, pasi kjo është prej masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sepse në mënyrë të veçantë, fëmijët vetëdijesohen se si duhet të veprojnë në rast të thumbimit nga rriqrat, por edhe se si ti shmangen kontaktit me rriqra.

Mbajtjen e ligjëratave të sotshme në shkollën fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë, e kanë përcjellë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti.

Nënkryetari Berisha, gjatë komunikimit me nxënësit e kësaj shkolle, është ndarë i kënaqur me nivelin e njohurive që kanë marrë nxënësit gjatë ligjëratës, dhe me këtë rast e ka përgëzuar stafin shëndetësor të QKMF-së, për nivelin e mbajtjes së ligjëratave. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.