Malisheva ndalon "ekskursionet" e nxënësve jashtë vendit

MalishevëPostuar: 08:59 / 20.07.2017

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e rregullt, e cila nuk ka përfunduar dhe do të vazhdoj të premten e ardhshme, në mesin e shumë çështjeve që i ka trajtuar sot, ka marr edhe një vendim, përmes së cilit ju ndalohen ekskursionet e shkollave të mesme jashtë vendit, përjashtuar vizitat studimore apo ato me karakter edukativo-arsimor.

Zakonisht, maturantët në shkollat e mesme, kryesisht gjatë muajit shtator, organizojnë ekskursione në bregdetin shqiptar, mirëpo, me propozimin e anëtarit të KK të Malishevës, Januz Kastrati dhe Ahmet Rrahmanaj, ky lloj i ekskursionit është marrë vendim që të mos organizohet, përjashtuar vizitat me karakter studimor, arsimor dhe edukativ. Arsyetimi i atyre që kanë propozuar ishte se, po krijohen shpenzime të mëdha, pastaj ky lloj i vizitës është qëndrim në bregdet dhe jo ekskursion edukativ dhe arsimor. Anëtarët e KK, me shumicë të votave, praktikisht me përdorimin e votës së dyfishtë të kryesuesit, morën vendim që këto lloj të “ekskursioneve” të mos organizohen jashtë vendit, por ekskursionet të bëhen vetëm brenda vendit.

Përndryshe në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, është shqyrtuar edhe raporti i Auditimit për raportin vjetor financiar, si dhe është shqyrtuar edhe raporti i Drejtorisë për Arsim dhe Edukim,  për përfundimin e gjysmë vjetorit të dytë të vitit shkollor 2016-2017.

KK i Malishevës, gjithashtu mori vendim për përkrahjen e klubit të futbollit “UV Malisheva”, si dhe për mbështetjen financiare për mbajtjen e Festivalit Folklorik “Oda e Llapushës”, edicioni i katërt.

Mbledhja e shtatë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Malishevës, do të vazhdoj punimet e saj të premten më 21 korrik, në ora 10:00.

 

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...