Malisheva prezanton platformën për ripërtërirjen nga fatkeqësitë

MalishevëPostuar: 17:01 / 08.12.2017

Malisheva ka prezantuar projektin për Platformën e Ripërtërirjes nga Fatkeqësitë, projekt i cili mbështetet nga UNDP, ndërsa janë të përfshira pesë komuna të Kosovës, në mesin e tyre edhe Malisheva.

Prezantimin e projektit e kanë bërë Xhevrije Berisha nga UNDP dhe Sejdi Paçarizi nga Komuna e Malishevës.

Në këtë takim informues, pjesëmarrësit janë njoftuar lidhur me projektin apo platformën e bashkëpunimit ndërkomunal për parandalim, gatishmëri, reagim dhe ripërtërirje nga fatkeqësitë, me qëllim të hartimit të projekteve të përbashkëta, ngritjen e fondeve, koordinimin, shkëmbimin e përvojave dhe përkrahjen.

Siç u tha nga prezantuesit, platforma synon strukturë, koordinim dhe përgjegjësi për ripërtërirjen nga fatkeqësitë, identifikimin, kuptimin dhe shqyrtimin e skenarëve aktual dhe të ardhshëm të rrezikut, kapacitetet financiare për parandalim, zbutje dhe ripërtërirje, zhvillim dhe planifikim urban të qëndrueshëm ndaj fatkeqësive, ruajtje të ekosistemeve natyrore dhe përdorimin e tyre për zvogëlim të rrezikut nga fatkeqësitë, kapacitete institucionale dhe shoqërore për ripërtërirje, infrastrukturë të qëndrueshme ndaj fatkeqësive, përgatitje dhe reagim efektiv ndaj fatkeqësive, përparim në rimëkëmbje dhe rindërtim më të mirë pas fatkeqësive.

Pas prezantimit, është zhvilluar edhe debat me pyetje dhe përgjigje, si dhe me sugjerime, lidhur me këtë platformë, e cila synon edhe të jetë e rrjetizuar në nivel vendi dhe në nivel të rajonit. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.