Malisheva prezanton strategjinë për komunikim dhe informim

MalishevëPostuar: 15:02 / 15.12.2017

Organizuar nga Komuna e Malishevës dhe e mbështetur nga OSBE, misioni në Kosovë, sot u bë prezantimi i draftit të parë të Strategjisë për Komunikim dhe Informim në Komunën e Malishevës.

Përveç prezantimit, u zhvillua edhe një debat nga pjesëmarrësit,  lidhur me këtë dokument të rëndësishëm që është pjesë e transparencës komunale.

Duke marrë fjalën, në këtë prezantim, i pari i Malishevës, Ragip Begaj, e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm hartimin e këtij dokumenti, i cili ka të bëjë jo thjesht me komunikimin dhe informimin, por me transparencën e përgjithshme të Komunës së Malishevës.

Ndërsa zyrtari i OSBE-së, Salih Elshani, tha se "hartimi i strategjive të tilla, është me shumë rëndësi për çdo komunë dhe çdo institucion, pasi përmes kësaj edhe rritet komunikimi me qytetarin, por rritet edhe transparenca dhe vendimmarrja së bashku me llogaridhënien".

Po ashtu në këtë prezantim, janë shkëmbyer edhe përvojat me komunat fqinje të Suharekës dhe Rahovecit.

Më pas, në emër të grupit punues, këtë draft strategji, e ka prezantuar Izet Shala, nga Zyra për Informim Publik në Komunën e Malishevës, ku në mënyrë të hollësishme është prezantuar e tërë strategjia, e cila është vetëm si draft i parë, ndërsa më pas do të del edhe në diskutim të gjerë, për plotësim, në mënyrë që të jetë sa më e kompletuar, para se të procedohet për diskutim dhe votim në Kuvendin e Komunës.

Drafti i parë i kësaj strategjie, nga java e ardhshme, do të jetë publike edhe në ueb faqen e Komunës së Malishevës, për diskutim, ku të gjitha grupet e interesit dhe njohësit e kësaj fushe, mund të japin mendimet dhe këshillat e tyre, në mënyrë që strategjia të jetë sa më e kompletuar. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...