Malisheva të enjten informon bizneset për skemën e granteve
Komuna e Malishevës do të njoftojë bizneset e sektorit të bujqësisë për skemën e granteve. Andaj u ka bërë ftesë të interesuarve që të marrin pjesë në prezantimin e skemës.
Ky është njoftimi i plotë i komunës lidhur me skemën e granteve:
“Fuqizimi i kapaciteteve të mikro ndërmarrjeve dhe atyre Start-up, në fushën e bujqësisë dhe përpunimit të ushqimit në Komunat partnere”
Socio- Projekti do të organizojë ditën informuese me rastin e shpalljes së Skemës së Granteve në Komunën e Malishevës me datën 17 .01.2019, me fillim nga ora 11:00 në sallën e Komunës.
Të gjithë të interesuarit janë të mirëseardhur ta marrin pjesë në këtë prezantim. Pas prezantimit, të pranishmit do të kenë mundësin ta plotësojnë pyetësorin aty për aty.
Vetëm ata që e plotësojnë pyetësorin do të merren parasysh për konkurrim për grant.
Qëllimi i projektit është:
1. Rritja e aftësisë konkurruese të fermerëve vendore;
2. Krijimi i vendeve të reja të punës dhe shtimi i punësimit;
3. Përkrahja e fermerëve në sektorët e ndryshëm;
4. Përkrahja e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror duke synuar rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, nëpërmjet zhvillimit dhe rritje në bizneset e tyre.
Projekti do të ofrojë trajnime për fermeret fillestare dhe atyre ekzistuese dhe në anën tjetër do të ofrojë nxitje për investime për gjithsej 40 fermer për krijimin e me se paku 40 vendeve të reja të punës. Për fermeret fillestare dhe atyre ekzistuese të interesuara në këtë komponent mund të aplikojnë për pranim në program nëpërmjet një Thirrje për Skemën e granteve.
Financimi do të shpërndahet bazuar në parimet e kualitetit të Projekt propozimit.
Financimi do të ofrohet për së paku 40 projekte. Është e paraparë që shuma maksimale prej 2,500.00 € për projekt do të jetë në dispozicion.
Shuma e një granti për Aplikant është në vlerë 2,000.00 euro + 500.00 euro (25% Ko-financim).
Shuma minimale që pritet të ofrohet si Ko-financim nga Përfituesit e granteve të kësaj Thirrjeje është 25% e vlerës së grantit të përfituar. Në rast nevoje, Përfituesit e granteve mund të ofrojnë edhe vlerë më të lartë Ko-financimi. /InfoKomuna/