Manastiri s’lejon punimet në rrugën Deçan-Plavë, Kuvendi në mbledhje të jashtëzakonshme

DeçanPostuar: 23:27 / 10.05.2018

Vetëm pllaka për kontratën e ndërtimit të rrugës është lejuar të vendoset brenda zonës së veçantë pranë Manastirit të Deçanit.

Manastiri nuk ka lejuar që të ndërtohet asfalt brenda zonës. Punimet për rrugën Deçan- Plavë, nisën së ndërtuari dy javë më parë dhe atëherë kryetari, Bashkim Ramosaj kishte thënë se nuk ka probleme me manastirin, raporton KTV.

Për të diskutuar në lidhje me këtë problem, të enjten Kuvendi Komunal i Deçanit ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme.

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se rruga do të përfundojë.

Të gjithë anëtarët e Kuvendit e kanë mbështetur këtë nismë të kryetarit.

Ndryshe, për këtë çështje ka mbetur të gjejë një zgjidhje Këshilli Mbikëqyrës për zona të veçanta. E, në Manastirin e Deçanit, kanë thënë se nuk është askush, i cili mund të japë përgjigje për këtë çështje.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.