Maturantët e Vitisë sot i nënshtrohen testit të maturës

VitiPostuar: 09:43 / 28.05.2018

Edhe në komunën e Vitisë, sot mbahet testi i maturës në shkollat e mesme të kësaj komune. Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Arsimit në Viti, janë bërë gjitha përgatitjet që testi i maturës të zhvillohet normalisht dhe pa ndonjë problem, konform rregullave dhe kritereve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit të republikës së Kosovës.

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në orët e paradites një delegacion të Komisionit shtetëror të testit të Maturës, me që rast është njoftuar me ecurinë e zhvillimit të këtij testi në komunën e Vitisë.

Ai gjithashtu i ka uruar gjithë maturantët e Vitisë për rezultate sa më të mira, ndërkohë që komisionit punë të mbarë e të suksesshme. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.