Mbyllen katër lojëra të fatit në Lipjan

LipjanPostuar: 15:29 / 01.03.2018

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratin e komunës së Lipjanit gjatë së enjtes, kanë realizuar një aksion i cili ka rezultuar me mbylljen e katër bastoreve dhe lojërave të fatit në afërsi të objekteve shkollore, raporton korrespondenti i Kohës Ditore nga Lipjani.

Inspektorati i Lipjanit prej më shumë se 2 javë është duke i shikuar mundësitë ligjore për mbylljen e këtyre objekteve. Imer Rrustemi ka deklaruar se të enjten, është mbyllur një bastore në rrugën “Zylfie Gashi”, dy kazino në rrugën “Isa Olluri” dhe një bastore përballë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

“Të gjitha këto objekte të lojërave të fatit kanë një afërsi me shkollën më pak se 400 metra. Ne do të vazhdojmë që këto bastore dhe objektet e lojërave të fatit t’i largojmë nga qyteti sipas ligjit sepse interesi jonë është mbrojtja e qytetarëve e pikërisht mbrojtja e fëmijëve derisa këto objekte janë joshëse për gjeneratat e reja”, ka thënë Rrustemi.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...