Me çka janë të pakënaqur qytetarët e Ferizajt

FerizajPostuar: 15:55 / 24.05.2018

Organizata Jo-Qeveritare INPO sot përmes një konerence ka publikuar raportin e Indeksit të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet komunale në Ferizaj, njofton kumtesa.

Të dhënat tregojnë se shërbimet shëndetësore, cilësia e ujit të pijshëm, planifikimi urban dhe rural, parkingjet publike dhe trotuaret, hapësirat gjelbëruese, mirëmbajtja e rrugëve, aktivitetet sportive dhe rinore, dominojnë në listën e pakënaqësive të qytetarëve, të dhëna këto të cilat janë të përafërta me të dhënat e Indeksit paraprak.

Ndërsa, shërbimet të cilat janë vlerësuar të kënaqshme nga qytetarët përfshijnë shërbimet administrative; ndriçimin publik; numrin e parqeve dhe shesheve; grumbullimin e mbeturinave; kanalizimi dhe aktivitetet kulturore të organizuara nga komuna.

Dallimi mes qytetarëve të kënaqur dhe të pakënaqur me të gjitha shërbimet komunale në Ferizaj është simbolik. Mesatarja aritmetike e kënaqshmërisë për gjitha shërbimet komunale në Ferizaj është 35.11%, ndërsa e pakënaqshmërisë 35.48%. 18.57% e qytetarëve kanë vlerësim neutral.

Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të organeve komunale, përfaqësues të ndërmarrjeve publike komunale, pjesëtarë të shoqërisë civile dhe medieve, të cilët vlerësuan lartë punën e organizatës INPO dhe u pajtuan më të gjitha rezultatet e Indeksit. /InfoKomuna/