MI do të investojë për ndërtimin e rrugëve të reja në Kamenicë

KamenicëPostuar: 13:06 / 07.02.2017

Ministria e Infrastrukturës po vazhdon me realizimin e projekteve të shumta të ndërtimit të rrugëve të reja në gjithë vendin.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetari i komunës së Kamenicës, Begzat Sinani nënshkruan memorandum bashkëpunimi për realizimin e projekteve rrugore të kësaj komune.

Projektet në të cilat do të realizohen në këtë komunë janë:

-Ura e fshatit Topanicë-Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.

-Asfaltimi i rrugës Kopernicë-Pusi i Zenelit-SHFMU, i cili projekt do të kushtojë 350,000 euro

- Asfaltimi i rrugës Gllobar deri te Pishat në Kamenicë, në vlerë prej 200,000 euro.

-Asfaltimi i rrugëve lokale në komunën e Kamenicës, në të të cilat projekte do të investohen 150,000.

Në këto projekte Ministria e Infrastrukturës do të investojë gjithsejtë 900 mijë euro. 
/InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.