Mijëra euro dëme nga vjedhja e kapakëve të pusetave në Pejë

PejëPostuar: 09:38 / 18.09.2018

Vjedhja e kapakëve të pusetave në qytetin e Pejës është bërë një dukuri e pafund. Pothuajse nuk ka rrugë në qytet që nuk bie në sy ndonjë pusetë pa kapak

Përveç qytetarëve, shqetësime i ka shprehur edhe në Drejtorinë e Shërbimeve Publike. E në këtë drejtori pranojnë se vjedhjet e kapakëve po ndodhin tepër dhe se rrallë kalon një ditë e që nuk paraqitet ndonjë qytetar të shfaqë mungesën e kapakut të një pusete dhe vendosjen e tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Xhevahire Çeku-Kelmendi tregon se i ka ndodhur që në një rrugë i kanë vendosur pusetat e reja të premten, kurse të hënën kanë ardhur banorët dhe kanë raportuar se janë vjedhur kapakët sërish.

Evidencë sa kapakë janë vjedhur sivjet nuk kanë në këtë drejtori, por, siç thotë ajo, prejse e ka marrë këtë post me siguri janë vjedhur së paku 100 kapakë. Varësisht nga pesha e kapakut të pusetës, ajo mund të kushtojë edhe deri në 120 euro. Por, siç tregojnë në Drejtorinë e Shërbimeve Publike, mesatarja e çmimit të një kapaku që zakonisht i vendosin sillet prej 50 deri në 70 euro.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.