Ministri i Infrastrukturës viziton Obiliqin, premton investime rreth 3 milionë euro

ObilicPostuar: 14:35 / 12.10.2017

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka vizituar komunë e Obiliqit. Lekaj ka takuar kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.Lekaj, tha se në këtë komunë nga ministria që ai drejton do të investohen rreth 3 milionë euro në vitin 2018.

Ai theksoi se Gashi është punëtorë e aktiv dhe ka arritur t’i realizoj projektet e tij.“Gashi është kryetari më aktiv më kërkues i projekteve, kryetari ja ka arritur me i përmbush premtimet, me i kryer punet. Ministria do të jetë mbështetje e të gjitha projekteve që kanë kosto rreth 3 milionë euro, do të keni mbështetje dhe bashkëpunim me kryetarin Gashi”, tha Lekaj.

Gashi e njoftoi ministrin Lekaj për problemet e komunës që ai drejton kryesisht në infrastrukturën e rrugëve, problemet e nënkalimeve në fshatin Milloshevë si dhe të elektrifikimit në ndërtesa. “Ne bashkëbiseduam për problemet dhe shqetësimet për infrastrukturën e komunës, poashtu janë problemet e elektrifikimit në ndërtesa, pengesë është zhurma qe vjen prej autostradës. Shqetësim për qytetarët në Milloshevë puna e nënkalimeve dhe shumë probleme të rrugëve të cilat priten të realizohen, njëra ndër to është ndërtimi i urës pranë lumit Sitnica”.

Lekaj e Gashi vizituan fshatin Hamidi përkatësisht urën pranë lumit Sitnica e cila është në ndërtim e sipër nga Ministria e Infrastrukturës e që lidh shtatë fshatra të komunës së Obiliqit. Të dy vizituan edhe rrugën kryesore të fshatit Sibovc që e lidh këtë vend me fshatrat Shipitullë dhe Grabovc.Kryetari Gashi theksoi se rruga e fshatit Sibovc do të shndërrohet në rrugë regjionale që do të lidh tri komuna Obiliqin, Fushë Kosovën dhe Skenderajn. “Ky projekt ka vlerën e 700 mijë eurove për të realizuar një rrugë të re, ku kjo rrugë regjionale lidh Obiliqim, Fushë Kosovën dhe shpresojmë në përkrahje nga ministria dhe kërkesat tona për vitin 2018 janë 3 milionë euro”.

Ndërsa Lekaj, tha se ministria do të jetë përkrahëse e fuqishme e këtyre projekteve. “Po vizitojmë rrugët që janë në projekt të kryetarit të Obiliqit dhe do të jem mbështetës i fuqishëm i këtyre projekteve, i premtova Gashit që do të përfundojmë edhe këtë projekt, do të zotohemi se atu ku ka impakt pozitiv do të jemi me projekte”.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...