Miratohet raporti vjetor i KRU “Gjakova” për vitin 2020

GjakovëPostuar: 14:39 / 29.10.2021

KRU “Gjakova” ka mbajtur mbledhjen e përgjithshme vjetore me Aksionarin 2020, derisa kështu ka njoftuar përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook.

Në këtë takim është miratuar raporti vjetor për vitin 2020.

Postimi i plotë:

Në KRU “Gjakova” SH.A, datë 28.10.2021, është mbajtur mbledhja Vjetore me Akcionarin për vitin 2020, të pranishëm në këtë takim ishin; zv.Ministri Mentor Arifaj, z.Besnik Imeri udhëheqës i NJPMN-ME po ashtu përfaqësues të aksionarit, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve si dhe menaxhmenti i lartë i Ujësjellësit KRU “Gjakova” SH.A.Në këtë takim u shqyrtuan pikat parashikuar nga ligji dhe kodi i etikës, si:

-Miratimi i Raportit të Auditorit për Pasqyrat financiare të Audituara për 2020 dhe letrës për menaxhmentin dërguar nga Auditori i Jashtëm;

-Miratimi i Raportit vjetor 2020;-Përformanca e Menaxhmentit të Kompanisë, si dhe qështje të ndryshme të afarizmit të kompanisë.

Të njëjtat u aprovuan në këtë takim.KRU “Gjakova” SH.A.