Molotov në veri, demolohet billbordi i Listës Serbe

Mitrovica Ver.Postuar: 11:41 / 16.10.2017

Sipas raportimeve të mediave serbe, të dielën mbrëma, persona të panjohur kanë hedhur koktej molotovi në billbordin e Listës Serbe në Leposaqiv.

Gjithashtu thuhet se ishte pikërisht ora 21:00 kur disa persona të panjohur me kapela në kokë dolën nga një veturë e zezë dhe hodhën koktej molotovi në këtë billboard që edhe u demolua.

Madje sipas TV Most, lidhur me këtë incident janë informuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, transmeton Indeksonline.

Nga ky incident nuk ka persona të lënduar dhe se dëmet e shkaktuara janë vetëm materiale.

“Dy njerëz me kapuç në kokat e tyre dolen me nxitim nga një makinë dhe hodhën koktej molotovi në tabelë dhe pastaj me shpejtësi u nisën për dalje nga Leposaviqi”, kanë thënë dëshmitarët okularë.

Ky incident është dënuar edhe nga Lista Serbe në Leposaviq./Indeksonline/