Muharremaj: "Nuk do të ketë bllokim të rrugëve nga bora"

SuharekëPostuar: 11:30 / 19.12.2017

Kryetari i Komunës së Suharekës z.Bali Muharremaj, ka mbajtur sot takim pune me anëtarë të Shtabit emergjentë të Komunës dhe me përfaqsues të mediave lokale.

Qëllimi i takimit ishte kordinimi i punëve rreth rasteve emergjente të reshjeve të borës që mund të ndodhin gjatë stinës së dimrit. Kryetari Muharremaj, ka thënë se ne do të jemi në gjendje gadishmërie çdo minutë. Nuk do të lejojmë bllokime të rrugëve dhe të qytetarëve siç ka ndodhur më herët, pavarësisht reshjeve të mëdha.

Unë së bashku me ju do të jem në teren vazhdimisht pa orar të caktuar. Kryetari gjatë takimit është interesuar për gjendjen e gadishmërisë të Kompanive të kontratktuara për këtë qëllim. Ndërsa nga mediat ka kërkuar që të kontribojnë në rast nevoje emergjente me publikime të lajmëve dhe me njoftime për qytetarët.

Në takim u tha se do të bëjmë të pamundurën që banorëve të Komunës së Suharekës, sidomos atyre të viseve malore t’ju sigurojmë lëvizje të lirë dhe zhbllokim të rrugëve gjatë dimrit.

/InfoKomuna/