Ndërtimi i çerdhes në kundërshtim me Planin Zhvillimor

KaçanikPostuar: 14:35 / 11.01.2018

Ekzekutivi i Komunës së Kaçanikut ka përfituar rreth gjysmë milioni euro nga Banka Botërore për ndërtimin e një çerdheje publike, mirëpo ky projekt tashmë ka nisur jashtë Planit Zhvillimor Komunal, Planit Zhvillimor Urban dhe Planit Rregullues Urban, në oborrin e shkollës fillore “Emin Duraku”.

Këtë shkelje ligjore po e pranojnë edhe vetë udhëheqësit e Komunës së Kaçanikut, mirëpo arsyetohen se më i rëndësishëm është interesi publik për të krijuar kushte sa më të mira për arsimin parafillor.

Përveç kësaj, për ndërtimin e kësaj çerdheje publike komuna ka dëmtuar projektin e fushës sportive brenda oborrit të kësaj shkolle në vlerë prej 90 mijë eurosh, i cili 3 vjet më parë është ndërtuar nga donatorë të huaj, shkruan Koha Ditore.

Nëpërmjet një shkrese organizata për Mbrojtjen e Mjedisit “Gjethi”, e cila monitoron zhvillimet në Komunën e Kaçanikut, ka njoftuar qytetarët se ndërtimi i çerdhes publike në oborrin e shkollës fillores “Emin Duraku”, është në kundërshtim me Planin Zhvillimor Komunal, andaj Ekzekutivi i Komunës ka marrë vendim pa u konsultuar me askënd.
KamenicëKomente: 0 Kuvendi Komunal i Kamenicës mbanë mbledhje të jashtëzakonshme 12:34 / 08.05.2024 Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka mbajtur sot mbledhjen e jashtëzakonshme, të cilën e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Liridon Kastrati, ndërsa të pranishëm ishin: Nënkryetari Faton Jakupi, disa nga asambleistët, media dhe OJQ.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.