Në Drenas prezantohen të gjeturat e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal

GllogocPostuar: 15:57 / 08.02.2019

Në sallën e Kuvendit të Komunës së Drenasit të premten në praninë e përfaqësuesve të bizneseve, qytetarëve përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesve të GIZ-it gjerman, kompanisë projektuese, përfaqësues të KEDS-it dhe shumë të tjerëve është bërë prezantimi i të gjeturave nga hartimi i profilit të gjendjes ekzistuese për Planin Zhvillimor Komunal.

Fillimisht të pranishmit i ka përshëndetur drejtoresha e Drejtorisë së Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Flutura Avdiu e cila tha se me hartimin e këtij Plani Zhvillimor Komunal, Drenasit do t’i hapen dyert e një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe ka kërkuar nga të pranishmit të japin rekomandimet, vërejtjet dhe sugjerime te tyre që ky plan të jetë sa më i plotësuar dhe më i dobishëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Ne këtë takim është bërë prezantimi i të gjeturave ne sektorët e ndryshëm si në mjedis, infrastruktura rrugore, ajo ujore, gjelbërimet, bizneset, kultura dhe fusha të tjera që janë ne interesin e përgjithshëm të Komunës së Drenasit.

Planin Zhvillimor Komunal dhe Hartat Zonale Komunale mbështeten nga organizata gjermane GIZ, ndërsa në afat rekord janë duke u respektuar të gjitha procedurat për hartimin e këtyre dy planeve strategjike për Komunën e Drenasit.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.