Në Gjakovë: Ujërat marrin edhe “Shtëpinë muze” të Ferdonije Qerkezit

GjakovëPostuar: 16:51 / 11.01.2021

Reshjet e ditëve të fundit në Kosovë shkaktuan dëme të mëdha në disa vende.

Reshjet e mbrëmshme kanë përmbytur “Shtëpinë muze” të Ferdonije Qerkezit në Gjakovë.


Shtëpia e Ferdonije Qerkezit, të cilës gjatë luftës së fundit në Kosovë humbi bashkëshortin dhe tre djemtë ka kohë që është shndërruar në muze.

Sipas pamjeve, uji ka përmbytur pjesën e poshtme të shtëpisë, ndërsa Qerkezi në një paraqitje në këtë televizion ka thënë se përmbytja ka filluar mbrëmë rreth orës 20:00.

“Prej orës 20:00 mbrëmë ka filluar kthimi i kanalizimit, deri sot në mëngjes. Sot këto orë ka fillu me u largue, por siç po e shihni ka shkaktue disa dëme”.

Sipas saj, deri tashti nuk ka pranuar ndonjë ndihmë nga Komuna e Gjakovës, por që shpreson që pasi të largohet uji nga shtëpia, t’i dalë në ndihmë ndokush./Klankosova/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.