Në Gjilan hapet qendra e artizanateve dhe trajnimeve “Open Door”

GjilanPostuar: 12:35 / 21.12.2018

Është inauguruar në Gjilan qendra e artizanateve dhe trajnimeve "Open Door", ku bizneset nga rajoni i Gjilanit dhe ai i Kumanovës, kanë ekspozuar punimet e tyre tradicionale e prodhimet ushqimore nga tradita, në kuadër të programit të përbashkët Kosovë-Maqedoni.

Inaugurimin e kësaj qendre e ka bërë kryetari Lutfi Haziri, zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, përfaqësues nga Komuna e Kumanovës dhe ata të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar lart hapjen e kësaj qendre, ndërkaq ka pohuar se sot ka qenë dita e Europës për Gjilanin, marrë parasysh promovimin e tri IPA programeve që kjo komunë i ka fituar nga KE.

Me këtë rast u tha se modeli i kësaj qendre dhe i bashkëpunimit Gjilan-Kumanovë do të dëshmojë një instrument të qëndrueshëm me sens atraksioni nga fusha e kulturës dhe ajo e turizmit.

Më pas, kryetari Haziri dhe zëvendës shefi i operimeve i BE-së në Kosovë, Libor Chlad, kanë vizituar panairin e artizanateve në qendër të Gjilanit dhe shkollën e Agrobiznesit “Arbëria”, për të parë nga afër mundësitë e jashtëzakonshme që ofron ky institucion për nxënësit. /InfoKomuna/
 

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.