Në Gjilan inaugurohet Akademia e Edukimit Hello

GjilanPostuar: 13:31 / 17.08.2018

Në inaugurimin e objektit të ri të Akademisë së Edukimit Hello, kryetari i Gjilanit së bashku me pronarin e kësaj qendre, Florian Kurteshi, pasi ka prerë shiritin, ka përgëzuar për suksesin e jashtëzakonshëm në krijimin e kushteve europiane për edukim cilësor, përcjell InfoKomuna.

“Kjo qendër për një kohë shumë të shkurtër ka arritur të dëshmoj sukses jashtëzakonisht të madh dhe jo rastësisht në ditën e çlirimit të Gjilanit e kemi shpërblyer me mirënjohje. Urime pronarëve, fëmijëve e prindërve për këtë objekt me kushte europiane për edukim”, ka thënë Haziri pas inaugurimit.

Haziri ka shfaqur besimin se nga kjo shkollë do të dalin nxënës me përgatitije të lartë, të cilët në të ardhmen do të profilizohen për t’i shërbyer Gjilanit dhe Kosovës në shumë fusha të shkencës.

Kurse, drejtori i Akademisë së Edukimit Hello, Florian Kurteshi, ka falënderuar kryetarin Haziri për prezencën dhe mbështetjen, përderisa ka njoftuar se objekti i ri ka 5400 metra katror hapsirë të brendshme dhe 7500 metra katror oborr, duke u mundësuar fëmijëve të ciklit fillor dhe atij parashkollor kushte europiane për nxënien e dijes.
/InfoKomuna/
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.