Në Kosovë sot rriten temperaturat, nga fundjava reshje të dobëta shiu

Postuar: 12:05 / 12.12.2017

Mesdheu rryma të ngrohta ajrore do të kushtëzojnë mot të butë me diell dhe vranësira, e nga mesi i javës, me kalimin e një fronti të ftohtë, priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

Sot do të mbajë mot i butë dhe kryesisht me diell. Ditën e mërkurë me kalimin e një fronti të ftohtë, vranësirat do të shtohen, e në orët e mbrëmjes priten edhe reshje të dobëta shiu, që do të vazhdojnë deri të enjten në mëngjes.

Të enjten dhe të premten, do të mbajë mot i butë me diell dhe vranësira. Në fundjavë, sipas tendencave të fundit, priten sërish mundësi për reshje shiu dhe bore.

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje të ndjeshme mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri në +4C, ndërsa maksimalet nga +8C deri në +11C.

PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...