Në më pak së një vit Komuna e Skenderajt subvencionoi 200 fermerë

SkënderajPostuar: 16:16 / 08.11.2018

Dhjetë fermerëve të komunës së Skenderajt kanë nënshkruar sot kontratat për mbështetje direkte në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, njofton InfoKomuna.

Katër fermerë kanë përfituar: mekanizëm bujqësor, mbjellëse misëri, plug, pajisje për bletari, grabujë diellore spërkatëse 400 litra dhe pijatore.

Dy fermerë kanë përfituar: serra nga 2 ari për secilin.

Katër fermerë kanë përfituar: bimë aromatike rigon, hithen, të kompletuar me sistemin e ujitjes pikë-pikë. Vlen të përmendet se fermerët përfitues të bimëve aromatike, do ta kenë tregun e siguruar për shitjen e bimëve.

“Me nënshkrimin edhe të10 kontratave të tjera me fermerët tanë, nëpërmjet Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë (IADK), vetëm dy ditë pas atyre për serra, për mbështetje direkte në sektorë të ndryshëm të bujqësisë, kemi arritur numrin 200 të fermerëve përfitues nga komuna jonë, në më pak se një vit, fal mbështetjes nga buxheti komunal si dhe nëpërmjet granteve bujqësore nga organizatat vendore e ndërkombëtare”, është shprehur kreu i Komunës, Bekim Jashari.

“Po sot, me Drejtorin Ekzekutiv të Iniciativës për Zhvillimin e Bujqësisë në Kosovë, Zenel Bunjaku, kemi nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, për t’i mbështetur me grante bujqësore të riatdhesuarit, në kuadër të projektit “Përfshirja ekonomike e të kthyerve përmes bujqësisë në zonat rurale dhe ngritja e kapaciteteve përmes trajnimeve profesionale”.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...