Në Poklek të Drenasit: Evakuohen 18 familje pas vërshimeve

GllogocPostuar: 13:21 / 14.01.2021

Dy ura në fshatin Dobroshec të Drenasit janë shembur si pasojë vërshimeve nga reshjet e shiut dhe borës, kështu tha zëdhënësi i kësaj komune, Bekim DobraDobruna tha se gjendja është vështirësuar në disa zona.

“Pas reshjeve të mbrëmshme, gjendja është vështirësuar në Komunën e Drenasit.Kemi zona të përmbytura kryesisht në ato që janë më të rrafshëta”, është shprehur Dobra.Sipas tij në fshatin Poklek i Ri janë evakuuar 18 familje shtëpitë e të cilëve janë përmbytur.

“Në Poklek të Ri janë vërshuar disa shtëpi familjare. Menjëherë komuna ka formuar shtabin emergjent për t’i dalë në ndihmë. Deri më tani janë evakuuar 18 familje dhe janë dërguar në hotelet e qytetit. Po presim që ditëve në vazhdim t’u ndihmojmë edhe atyre familjeve tjera” ka shtuar ai.Dobruna ka theksuar se dy ura në fshatin Dobroshec janë përmbytur duke bllokuar qarkullimin.“Kemi të dëmtuar po ashtu edhe urën siç po shihni këtu në fshatin Dobroshec kur edhe ura tjetër është dëmtuar krejtësisht dhe e ka bërë të pamundur kalueshmërinë e banorëve”,ka thënë ai.Për fund ai ka njoftuar se bashkë në ndihmë u ka dalë edhe FSK-ja.

“Ne me Qeverinë e Kosovës e kemi bërë një kërkesë për një improvizim të asaj ure. Na ka dalë në ndihmë edhe FSK-ja, dhe shërbimi i zjarrfikësve”, ka përfunduar Dobra./EkonomiaOnline/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...