Në Prishtinë, kjo lagje qe 6 orë pa energji elektrike!
PrishtinëPostuar: 20:36 / 09.01.2021
Kohën e fundit dukshëm janë shpeshtuar reduktimet e energjisë elektrike.
Në lagjen e Spitalit, më konkretisht në rrugën “Besim Sahatqiu” në Prishtinë, banorët kanë mungesë të energjisë elektrike që nga ora 13:00.
Shumë banorë të kësaj ane janë ankuar, kjo për faktin që kanë kaluar 6 orë dhe ende vazhdojnë të kenë mungesë të energjisë.
IndeksOnline ka kontaktuar KEDS, mirëpo të njëjtit nuk kanë dhënë ndonji përgjigje lidhur me këtë çështje. /IndeksOnline/