Në Skenderaj identifikohet një viktimë e trafikimit, një i arrestuar

SkënderajPostuar: 11:28 / 18.01.2019

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media bëri të ditur se Njësia e antitrafikimit me qenie njerëzore (DhTQNJ) në Mitrovicë, më datën 17 janar 2019 ka realizuar një urdhërkontroll në dy lokacione të caktuara në rajonin e Mitrovicës, konkretisht në Skenderaj.

Në këtë aksion janë evidentuar tre persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kryerje të veprave penale ‘trafikim me njerëz’, ‘shërbime seksuale të viktimave të trafikimit’ dhe ‘mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.

Personi i arrestuar lidhur me këtë rast:

R. L. lindur me 1958 m/sh/k

Gjatë kontrollit të kryer, siç thuhet në njoftimin e Policisë, në trupin e të dyshuarit janë gjetur:

• 4 revole armë

• 1 armë gjuetie

• 28 fishekë të kalibrave të ndryshëm

I dyshuari i arrestuar pas intervistimit është ndaluar për 48 orë, me vendim të prokurorit kompetent kujdestar.

Njoftimi i Policisë nuk tregon se çfarë ndodhi me dy të dyshuarit e tjerë, raporton Koha.net.

 

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...