Nënshkruhet marrëveshja për punësimin e mbi 50-të qytetarëve të Lipjanit

LipjanPostuar: 14:08 / 14.07.2017

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi sot kanë nënshkruar dy marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Punë Publike” dhe realizimin e projektit “Praktikant në Qendrën për Punë Sociale në Lipjan”.

Këto projekte të përbashkëta, Kryetari Ahmeti dhe Ministri Abrashi i kanë cilësuar si shumë të rëndësishme për Komunën e Lipjanit, projekte këto që do të ndikojnë sadopak në zbutjen e papunësisë së qytetarëve lipjanas.

Kryetari Ahmeti ka falënderuar ministrin Abrashi për vazhdimin e këtij projekti edhe këtë vit, dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e projekteve të përbashkëta e që kanë impakt të mirë në pastrimin e qytetit dhe në punësimin e qytetarëve.

Ndërsa ministri Abrashi theksoi se orientimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës vazhdon të jetë ndërmarrja e të gjitha hapave që sigurojnë rritje të mirëqenies sociale tek të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ai tha se projekte të tilla në Lipjan do të ketë edhe në të ardhmen.Në kuadër të projektit “Punë Publike”, do të angazhohen 50 punëkërkues të cilët janë të regjistruar në Zyrën e Punësimit në Lipjan, për një periudhë kohore 3 mujore, e cila ka për qëllim pastrimin dhe mirëmbajtjen e lokacioneve në Komunën e Lipjanit.

Ndërsa në kuadër të projektit “Praktikant në Qendren për Punë Sociale në Lipjan”, do të angazhohen 4 praktikant me pagesë në QPS për periudhën 6-të mujore.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.