Nis ndërtimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër

KaçanikPostuar: 13:54 / 18.09.2017

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, u njoftua me zhvillimet javore komunale në kuadër të mbledhjes së fillimjavës.

Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Diana Reka, njoftoi se kanë filluar punimet në projektin “Ndërtimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Kaçanik të Vjetër”, ndërsa pas përgatitjes së vendpunishtes punimet tashmë zyrtarisht kanë filluar edhe në ndërtimin e objektit për banim social.

Kryetari Ilazi në takimin e mëngjesit u njoftua lidhur me ecurinë e punimeve në shumë projekte kapitale të cilat janë duke u zhvilluar në teren në vazhdimësi, si në projektet e asfaltimit të dhjetëra rrugëve, projektet e kanalizimit dhe rregullimit të ujësjellësit, mirëmbajtjen e hapësirave gjelbëruese etj, që ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien qytetare. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.