Nis ndërtimi i shkollës së re

Fushë KosovëPostuar: 16:37 / 19.07.2017

Komuna e Fushë-Kosovës ka nisur ndërtimin e një shkolle fillore në rrugën “Shefki Kuleta” (Kompleksi 300).

Domosdoshmëria e ndërtimit të kësaj shkolle vlerësohet e pamohueshme, pasi që do të lirojë për nga numri i nxënësve Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mihal Grameno”, klasat e së cilës janë të mbingarkuara.

Zyrtarët komunalë kanë deklaruar disa herë më parë se kjo gjendje në Shkollën Fillore “Mihal Grameno” është si rezultat i rritjes së numrit të qyetetarëve që zhvendosen në Fushë-Kosovë.

Shkolla e re pritet të jetë tri katëshe, me sipërfaqe rreth 2500 m2 (metër katror). Objekti shkollor do të ketë 17 dhoma mësimi, me kabinetet përcjellëse. Në të dy ndërresat mësimore kapaciteti i saj do të përfshijë mësimin për 1000 nxënës filloristë.

Shkolla do të jetë e tipit të mbyllur, me dy kate dhe katin përdhes, me hapësira të brendshme moderne sipas standardeve. Faza e parë e objektit do të kryhet brenda tre muajve, kurse objekti përfundimtar pritet të kryhet deri në shtator të vitit të ardhshëm (90 ditë). Mjetet financiare për ndërtimin e objektit shkollor i ka siguruar Komuna e Fushë-Kosovës. /InfoKomuna/

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...