Nisin përgatitjet për asfaltimin e rrugës dhe rregullimin e kanalizimit në Krushevë të Madhe

KlinëPostuar: 15:57 / 28.03.2018

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtorët, Lorenc Marleku dhe Petrit Bekaj, kanë qëndruar sot në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës, ku janë takuar me udhëheqësin e fshatit Lekë Bekaj dhe banorët tjerë, për të shikuar dhe biseduar rreth asfaltimit të rrugës dhe rregullimit të kanalizimit për trajtimin e ujërave të zeza në këtë fshat.

Të dy projektet do të realizohen në bashkëfinancim nga Komuna e Klinës me Ministrinë e Infrastrukturës. Bashkë me strukturat e pushtetit lokal në këtë fshat kanë qenë edhe dy kompani projektuese.

“Asfaltimi i kësaj rrugë është më se i nevojshëm dhe do të krijojë lehtësi në lëvizje për banorët e këtij fshati. Po ashtu, edhe kanalizimi ka qenë nevojë e kahershme e këtyre banorëve. Sot bashkëbiseduam me komunitetin në Krushevë para se të nisin procedurat për hartimin e projektit për marrë edhe mendimet e sugjerimet e tyre. Praktike e qeverisjes sonë është edhe bashkëbisedimi paraprakisht me komunitetin në mënyrë që edhe ata të jenë të informuar për projektin”, ka thënë kryetari Elezaj.

Banorët e këtij fshati, kanë falënderuar kryetarin Elezaj dhe stafin e tij për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në fillimin e realizmit të këtyre dy projekteve jetike. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.