Nxënësit e gjimnazit në Obiliq privohen nga bursat komunale

ObilicPostuar: 10:33 / 12.05.2018

Komunarët e Obiliqit e kanë miratuar Rregulloren e re për ndarjen e bursave për nxënës dhe studentë, që nuk i përfshin dy shkollat e mesme.

Kjo Rregullore, që parasheh edhe kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit për nxënës, përfshin vetëm nxënësit e Shkollës Teknik, por jo edhe të Gjimnazit.

Këshilltari i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë, Aziz Bici, thotë se kështu kishte qenë edhe në Rregulloren e vjetër. Ai ka thënë se zyrtarët komunalë të Obiliqit nuk e kanë marrë parasysh kërkesën e tyre që bursa të mundë të përfitojnë nxënësit e të dy shkollave të mesme të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

“Ajo puna e Rregullores jemi mundua me i përfshi dy shkollat edhe pse kërkesa e tyre si në mandatin e kaluar ish kanë njëra shkollë, tash tjetra. Gjimnazi dhe Shkolla Teknike. Veç Teknika ka përfitu bursa në mandatin e kaluar. E qysh e kanë analizu, se Prishtina afër, qysh e patën një arsyetim atë ditë, dhe tash e kanë pa që po ikin shumë prej këtu dhe po shkojnë atje, diçka kështu u munduan me arsyetu”, ka theksuar Aziz Bici.