Oborret e dy shkollave në Istog do të shfrytëzohen për parking për diasporën

IstogPostuar: 10:26 / 27.07.2021

Komuna e Istogut ka marrë vendim për lejimin e shfrytëzimit të hapësirave/oborreve të shkollave për parkimin e automjeteve për bashkatdhetarë pa pagesë.

Sipas vendimit, lejohet shfrytëzimi i oborreve të shkollave nga data 27 korrik deri më 39 gusht të këtij viti.

Shkollat të cilat do të lirojnë oborrin për parking janë: Gjimnazi "Haxhi Zeka" dhe ShFMU "Bajram Curri". /InfoKomuna/




KlinëKomente: 0 Ndahen 212 mijë euro për asfaltimin e rrugës Poterq – Dugajevë 10:51 / 17.05.2024 Sot, kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me zëvendësministrin e Ministrisë së Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar një Memorandum bashkëpunimi për asfaltimin e rrugës Poterq-Dugajevë.