Opozita në Lipjan e cilëson performancën e ekzekutivit joprofesionale

LipjanPostuar: 14:05 / 28.09.2018

Ekzekutivi i Komunës së Lipjanit në mbledhjen e rregullt të KK-së, të enjten, ka publikuar raportin e punës për periudhën janar – qershor të këtij viti, i cili nga opozita është cilësuar i mangët.

Sipas opozitës, ky raport nuk ka publikuar të dhëna të detajuara lidhur me menaxhimin e parasë publike, madje drejtoritë nuk i kanë përmendur sfidat e tyre me të cilat janë përballur për gjashtë muaj dhe njëkohësisht raportet nuk i kanë përgatitur në mënyrë profesionale siç kërkohet në bazë të formatit, shkruan sot Koha Ditore.

Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, para këshilltarëve ka thënë se në përputhje me dinamikën e planifikuar dhe synimet e ekzekutivit ka një avancim në performancën e departamenteve në të gjitha sektorët.

Sipas tij, treguesit tek të hyrat buxhetore duken jo 100 për qind të realizuara në gjashtëmujorin e parë të vitit, por janë indikatorët e sigurt se gjatë pjesës së dytë të vitit do të përmbushen sipas planifikimeve.

SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...