Organizata IOM vazhdon implementimin e projektit për stabilizimin e komuniteteve - EU-CSP IV

PrizrenPostuar: 09:53 / 11.03.2020

Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) po vazhdon me implementimin e projektit për Stabilizimin e Komuniteteve IV (EU-CSP IV), projekt i cili financohet nga BE, menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë dhe ka mbështetjen e Komunës së Prizrenit.

Siç thuhet në njoftim, Programi EU-CSP IV do të ofrojë asistencë financiare dhe teknike për fillim të bizneseve të vogla apo zgjerim të atyre ekzistuese, sidomos të atyre bizneseve që promovojnë dhe forcojnë reintegrimin e qëndrueshëm të anëtarëve të kthyer të komuniteteve jo-shumicë.

Projekti EU-CSP IV, po ashtu, do të përkrah edhe iniciativat e komunitetit prej të cilave komuniteti do të ketë përfitim më të gjerë, duke punuar me pjesëtarët e komunitetit dhe fermerëve individualë dhe prodhuesve për të eksploruar mundësitë për aktivitete të përbashkëta përmes krijimit dhe mbështetjes së asociacioneve të biznesit të komuniteteve jo shumicë dhe ato ndëretnike.

Projekti i Bashkimit Evropian për Stabilizimin e Komuniteteve (EU-CSP IV), shpall thirrjen për propozime të ndërmarrësve të ardhshëm dhe ekzistues si dhe të grupeve e asociacioneve për projekte individuale dhe të komunitetit.

EU-CSP IV do të financojë bizneset që mund të dëshmojnë realizueshmëri dhe qëndrueshmëri ekonomike dhe që ofrojnë mundësi punësimi e krijim të të ardhurave.

"Për udhëzime dhe fletë-aplikacione aplikantët e interesuar inkurajohen për të vizituar webfaqen e IOM-it (www.kosovo.iom.int) si dhe Zyrat lokale të EU-CSP IV në Prizren, Qendra Rajonale për Punësim, tel: 049 958 483. Po ashtu, mund të merrni më shumë informata të hollësishme për procesin e aplikimit dhe zhvillim të biznes planeve, formularë për aplikim si dhe ndihmë se si duhet të bëhet plotësimi i formularëve si dhe informata tjera për procesin dhe udhëzimet e aplikimit".

Afati i fundit për dorëzim të aplikacioneve është 31 mars 2020, por aplikuesit inkurajohen që t'i dorëzojnë aplikacionet e tyre sa më parë. /InfoKomuna/