Pastrohet rruga në kilometrin e 13-të në Rugovë, por rreziku mbetet

PejëPostuar: 11:31 / 11.12.2017

Në kilometrin e 13-të në rrugën magjistrale Peje-Kuqishtë, për të dytën herë brenda dhjetë ditësh ka rrëshqitur një masë e madhe e dheut të shtunën rreth orës 19:00, e cila gjatë natës së shtunë e deri të dielën në mëngjes ka bllokuar rrugën dhe qarkullimin në të.

Gjatë orëve të natës operatori “Lika Trade”, që mirëmban këtë segment rrugor të magjistrales M9, ka punuar pa ndërprerë për ta larguan dheun.

Sipas pronarit të kësaj kompanie, Fadil Lika, rruga është pastruar dhe ajo është serish e kalueshme, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mirëpo, rreziku mbetet në atë pjesë të kilometrit të 13-të rrugës, siç e konfirmon Sami Maloku, mbikëqyrës i mirëmbajtjes së rrugëve në Ministrinë e Infrastrukturës.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...
SuharekëKomente: 0 Kryetari Muharremaj nderoi Heroin e Kosovës, Besim Ndrecaj 14:33 / 03.05.2024 Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, bashkë më bashkëpunëtorë të tjerë komunal, kanë bërë homazhe para shtatores së Heroit të Kosovës Besim Ndrecaj, sot në përvjetorin e rënies.