Patatja, kulturë e jona bujqësore

VushtrriPostuar: 10:26 / 06.10.2018

Komuna e Vushtrrisë të premten ka shënuar “Ditën e Patates”. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Drejtorinë për Ekonomi, Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural arritën që brenda një periudhe shumë të shkurtë kohore, të organizojnë aktivitete të mrekullueshme, me rastin e kësaj dite.

"Synojmë që 'Ditën e Patates', duke filluar nga viti i ardhshëm ta shndërrojmë në një festival tradicional, madhështinë e të cilit, patjetër, do ta ndiej secili qytetar vushtrrias, por edhe më gjerë. Neve na bëjnë krenarë fermerët tanë të vyeshëm, të cilët me prodhimet e tyre arritën të jenë prezent edhe në Bashkimin Evropian", thuhet në njoftimin e komunës.

Përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe lokale ishin të pranishëm në aktivitetin  në Pestovë, ndërsa Bulevardin “Adem Jashari” e mbushëm me fëmijë, për të cilët kishim përgatitur program për fëmijë, ushqime tradicionale, prodhime nga patatja “Vipa Chips” dhe çaj nga prodhimet “Emona”. /InfoKomuna/

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.