PDK-ja në Lipjan akuzon Qendrën mjekësore për keqmenaxhim

LipjanPostuar: 11:04 / 03.10.2018

Komuna e Lipjanit dhe menaxhmenti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare gjatë këtij viti nuk kanë treguar seriozitet për ta ngre cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Ndërkaq menaxhmenti i QKMF-së nuk po arrin ta menaxhojë stafin e vet derisa një numër i madh i mjekëve e nisin punën me shumë vonesa pa ndonjë arsyeje konkrete, ndërkohë asnjëherë nuk po merren masa ndëshkuese ndaj tyre, pastaj laboratorët dhe ordinancat stomatologjike në këtë institucion shpeshherë nuk funksionojnë shkaku i defekteve të ndryshme teknike.

Gjithashtu ky institucion që nga fillimi i këtij viti është përballur edhe me mungesë të barnave esenciale derisa menaxhmenti i këtij institucioni nuk ka bërë ndonjë plan të detajuar për furnizim me barna. Po ashtu edhe niveli i pastërtisë vazhdon të mbetet i dobët derisa banjat nuk janë rinovuar prej vitesh.

Rreth keqmenaxhimit në këtë institucion të martën ka reaguar subjekti më i madh opozitar, PDK-ja, duke akuzuar komunën dhe menaxhmentin e QKMF-së për mosinteresim në ngritjen e cilësisë së shërbimeve.

PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...