Peja me kontrollë shtesë ndaj klubeve të vogla ku po frekuentohen dhe po shërbehen pije

PejëPostuar: 16:47 / 15.05.2020

Qendra Operative Emergjente në Pejë mbajti sot mbledhjen e rregullt kushtuar menaxhimit të situatës me COVID-19.

Pas diskutimeve u nxorën konkluzione për veprim në ditët në vijim:

1. Do të vazhdohet me fushatën për vetëdijesimin e qytetarëve për të aplikuar orarin e qarkullimit dhe masat mbrojtëse, maska, doreza dhe dezinfektues.

2. Do të shtohet kontrolli ndaj klubeve të vogla që ndodhen nëpër lagje, sepse është vërejtur se në disa vende po lejojnë frekuentimin e klientëve dhe po shërbejnë pije.

3. Do të ofrohen shërbime të shtuara për të lejuar qarkullimin e bujqve dhe blegtorëve që të kryejnë punët e tyre.

4. Do të shtohen masat ndaj dyqaneve pemëshitëse dhe ushqimore për ma shumë kujdes në respektimin e masave mbrojtëse. /InfoKomuna/

GllogocKomente: 0 Kryetari Lladrovci përkujtoi dëshmorin, Nystret Halili 14:37 / 03.05.2024 Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorit, Nystret Halili, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me bashkëpunëtorë, bënë homazhe duke vendosur buqeta me lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në...