Peja prej 4 muajsh pa inxhinier komunikacioni

PejëPostuar: 11:21 / 18.10.2018

Drejtoria e Shërbimeve Publike e Pejës prej gjysmë viti ka mbetur pa inxhinier komunikacioni. Mungesa e tij vërehet edhe nëpër rrugët e qytetit, në të cilat në disa vende ka mospërputhje mes sinjalizimeve vertikale dhe horizontale të shënuara nga operatori.

Drejtoresha e kësaj drejtorie, Xhevahire Çeku-Kelmendi, thotë se inxhinieri i fundit i komunikacionit, që ka qenë në këtë drejtori ka dalë në pension, shkruan sot Koha Ditore.

“Qe 4 muaj prej që e kam marrë këtë detyrë kërkoj të shpallet konkursi, por nuk po shpallet. Rregullisht e kam përsëritur kërkesën në Bord të Drejtorëve që të shpallet konkursi për një inxhinier të komunikacionit. Mua po më thonë se e shpallin, por ende asgjë konkrete nuk ka nga shefi i personelit të Komunës”, ankohet drejtoresha.

Ajo tregon se kjo drejtori është duke operuar pa këtë inxhinier dhe mungesa e tij po shkakton probleme të mëdha në përgjithësi në punën e drejtorisë sonë.

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.