Për çfarë u protestua në Han të Elezit

Hani i ElezitPostuar: 09:50 / 02.05.2018

Përpos në Prishtinë, për 1 maj u protestua edhe në Han të Elezit. Ish-punëtorët e kombinatit “Sharr” kërkuan nga institucionet dhe gjykatat që të merren më seriozisht me mënyrën si u shit fabrika, raporton KTV.

Organizatorët e protestës, përpos akuzave ndaj drejtuesve të shtetit, kanë thënë se në shkeljen e të drejtave të punëtorëve dhe shitjes me plot dyshime të ndërmarrjes kanë gisht edhe ish-drejtuesit e BSPK-së.

Kërkesat e punëtorëve kanë thënë se do të shkojnë në të gjitha gjykatat, përfshirë edhe në atë të Strasburgut.

Nga ana tjetër, ish-punëtorët tjerë kanë thënë se përpos mashtrimit që u është bërë, ata po vazhdojnë të jetojnë në situatë të vështirë ekonomike dhe pa asnjë përkrahje.

Kjo fabrikë, nga viti 2000 deri në vitin 2010, ka qenë nën menaxhim të një kompanie zvicerane, sipas një marrëveshjeje të arritur me UNMIK-un. Kjo kompani u largua në heshtje dhe me shumë dyshime, kurse pas atij viti, fabrika u shit tek “Titani” grek. /InfoKomuna/