Podujevë, fillon dezisektimi në qytet

PodujevëPostuar: 12:57 / 19.07.2017

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Podujevës se më 20 korrik 2017 (e enjte) duke filluar nga ora 20:00, Komuna e Podujevës përmes kontraktuesit të saj do të fillojë dezinsektimin e qytetit, njofton InfoKomuna.

Dezinsektimi bëhet me qëllimin të eliminimit të insekteve të dëmshme, si masë parandaluese e përhapjes së sëmundjeve infektive, bartës të të cilave janë insektet e ndryshme.

Lusim qytetarët e Podujevës që t’i mbyllin dritaret gjatë kohës së dezinsektimit të hapësirave të jashtme të qytetit në mënyrë që të parandalojnë hyrjen e insekteve (mushkonjave dhe insekteve të tjera) nëpër banesat apo shtëpitë e tyre.

Për dezinsektimin e zonave të tjera, siç janë hapësirat përgjatë lumenjve, banorët e këtyre vendeve do të njoftohen paraprakisht./InfoKomuna/

VitiKomente: 0 Vitia po shënon ditën e lirisë së shtypit 14:13 / 03.05.2024 Me rastin e 3 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, udhëheqës Institucional në krye me kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përfaqësues të ambasadës britanike, policisë, KFOR-it, Klubit Rotarian, gazetarë të nivelit lokal e qendror...