Policia me plan operativ për zgjedhjet të dielën

Postuar: 13:33 / 17.11.2017

Policia është bërë gati për detyrat që e presin gjatë balotazhit. 19 nëntori, do të jetë dita ku qytetarët do të dalin të votojnë për ata që do të udhëheqin komunat e tyre në 4 vjetët e ardhshëm.

Policia e Kosovës ka krijuar plan operativ për mbajtjen e rendit në ditën e zgjedhjeve.

I kontaktuar nga KALLXO.com, zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi tregoi se çfarë detyra do të ketë policia në ditën e zgjedhjeve dhe një ditë para tyre.

“Ne si Polici e Kosovës kemi hartuar planin operativ, si çdo herë tjerër. Do të veprojmë si në çdo palë zgjedhje që kemi vepruar, duke filluar nga përcjellja e materialeve në qendra dhe vendvotime, me shtim të aktiviteteve”, tha Bajrami.

Ai shtoi se policia do të bashkëpunojë me Komision Qendror Zgjedhor dhe Prokurorinë e Shtetit.

“Ne kemi bashkëpunim me KQZ dhe do të veprojmë si herët e kaluara, do të kemi bashkëpunim edhe me prokurorinë për çdo rast”, shtoi ai.

Në zgjedhjet e 22 tetorit policia ka evidentuar gjatë procesit të votimit disa raste penale.

LipjanKomente: 0 Pritet ndërtimi i urës mbi Lumin Sitnica në tri vitet e ardhshme 14:08 / 07.05.2024 Sot, është nënshkruar marrëveshja e mirëkuptimit nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu për bashkëfinancimin e projektit ndërtimin e urës mbi Lumin Sitncica.
PrishtinëKomente: 0 Kryetari Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet 10:41 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se sot, ka zhvilluar një takim ku është diskutuar rreth detajeve finale të projektit të Spitalit të Kryeqytetit.
PrishtinëKomente: 0 Hapet Dyqani i Parë Social në Kryeqytet 16:57 / 03.05.2024 Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur edhe Dyqanin e Parë Social në Kryeqytet, ku qytetarët në nevojë do të kenë mundësinë të furnizohen falas me produkte ushqimore dhe higjienike.